Nga Shqipëria / E Hënë 16 Gusht 2021, 19:07

'Sonte duhet të jenë gati', 4 godinat ku do të vendosen afganët në Qytetin e Studentit

Katër godina në Qytetin e Studentit janë duke u bërë gati për strehimin e afganëve që do të vijnë në Shqipëri për t’iu shpëtuar telebanëve.

Aktualisht janë duke u bërë gati godinat Nr.2, 4, 24 dhe 25. Këto godina duhet të jenë liruar deri sonte në darkë, ndërsa studentët që qëndronin aktualisht në to, kryesisht ata që nuk largohen nga Tirana gjatë verës, do të zhvendosen në godina të tjera.

Burimi: 'Abc News'