Këngëtarja e njohur Fifi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka pyetur ndjekësit se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë.

Mirëpo, përpos përgjigjeve ndihmuese, një ndër ndjekësit i ka komentuar linjat trupore duke i thënë se ka shtuar sërish në peshë.
“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, i ka shkruar dikush.

Ky mesazh nuk është pritur aspak mirë nga Fifi, e cila ka treguar se e ka marrë shpesh një koment të tillë dhe është lodhur.
“A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, është përgjigjur ajo.






