Kryeministri Rama në një intervistë për “The Guardian” shprehet se pranoi të strehojë afganët në vendin tonë, pasi shqiptarët e dinë se çfarë do të thotë diktaturë.
“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; Është nder dhe detyrë ta bësh këtë” tha Rama.
Rama tha se nuk mund ta kuptonte “se vende më të pasura mund të kthejnë shpinën” përballë një situate të tillë.
“Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij” tha kryeministri.
