Nga Shqipëria / E Hënë 16 Gusht 2021, 18:06

Nga pushimet, princ Leka ndan momentin më të bukur me të voglën Geraldinë

Princ Leka dhe princeshë Elia së bashku me të bijën, Geraldinën po i kalojnë pushimet në Gjirin e Lalëzit. Princi ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet i buzëqeshur teksa mban mbi supe të voglën Geraldinë dhe përshëndet ndjekësit e tij.

“Duke ju përshendetur nga pushimet e verës me beben Geraldinë”, -shkruan Leka.

Kujtojmë që Geraldina erdhi në jetë në tetor të vitit të kaluar duke sjellë shumë lumturi në familje.