Pamje tragjike janë këto nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, ku mijëra njerëz po përpiqen të largohen pasi talebanët morën pushtetin. Sipas mediave të huaja, të paktën pesë persona humbën jetën në terminalin e aeroportit, në tentativë për t'u larguar.
Një video tronditëse është publikuar në Twitter nga agjencia Asvaka, ku shfaqen njerëz që ishin fshehur në rrotat e avionit dhe bien nga lartësia teksa ai ngjitet.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.
Shocking footage of a US C-17 taking off from Kabul Airport around 40 minutes ago and something falls off from the aircraft. Many eyewitnesses claim 2-3 people fell off the aircraft over roofs of buildings in Kabul. Not officially confirmed. Shall update. pic.twitter.com/XFdctueRPU
— Aditya Raj Kaul (@AdityaRajKaul) August 16, 2021
