Nga Shqipëria / E Hënë 16 Gusht 2021, 13:01

Frikë nga talebanët, qindra afganë hipin në gomat e avionit amerikan teksa ngjitet në fluturim

Mijëra afganë kanë mësyrë aeroportin e Kabulit me shpresën që mund të arratisen nga vendi pasi pushtetin e morën talebanët. 

Në rrjete sociale qarkulluan video të njerëzve që bien nga avioni prej një lartësie të madhe, ndërsa sëfundmi ka dalë edhe momenti kur ata kanë rrethuar avionin teksa ai përpiqet të ngrihet.

Qindra qytetarë janë rreth një avioni të madh ushtarak amerikan me shpresën se mund të hipin aty për t’u larguar nga vendi.