Nga Shqipëria / E Hënë 16 Gusht 2021, 11:11

Strehimi i afganëve, Xhaçka: Jemi të gatshëm të presim qindra prej tyre

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas konfirmimit të vendimit për ardhjen e afganëve në vendin tonë. Xhaçka shkruan në Twitter se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë.

“Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

Ndërkohë burime për abcnews.al bëjnë me dije se pritet që në vendin tonë fillimisht të mbërrijnë rreth 400 afganë që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe sot janë në rrezik nga talebanët që morën pushtetin.