Ftesa që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregovic për të performuar në Festën e Birrës në Korçë ka krijuar shumë polemika. Qytetarë të shumtë, ashtu si dhe personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar të revoltuar duke bërë thirrje për bojkot.

Së fundmi, rreth ngjarjes në fjalë ka komentuar dhe modelja Emina Çunmulaj. “Jo vetëm është i ftuar në Korçë, por ky ka dhe çelësin e Tiranës”, ka shkruar ajo.

Më tej, Emina ka vijuar se do ishte shumë më mirë nëse do ishte ftuar legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu dhe jo ai.
“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikes shqipe do ishte i ftuar ne Korçe dhe do ishte dorëzuar çelsin e Tiranes”, ka shkruar ajo në InstaStory.



