Çifti shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ndodhen prej ditësh me pushime në Turqi, së bashku me dy fëmijët e tyre, Sian dhe Joelin. Përgjatë këtyre ditëve ato nuk i kanë kursyer postimet në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga më të ndryshmet.

Vetëm së fundmi, Ermali ka publikuar një foto duke ecur buzë detit dorë për dore me Amin. Look-u i Ermalit, i cili ka rritur flokët për rolin në serialin e tij “H.O.T”, ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Modeli i ri i flokëve e bën t’i ngjajë Ledrit dhe këtë ngjashmëri e ka vënë në dukje dhe vetë producenti.
“Kur pashë foton thashë me vete “çne Ami me Ledrin”, ka shkruar ai me humor.

Kujtojmë se “H.O.T” do të transmetohet në ekran në Shtator. Seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin. "H.O.T" ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun, si si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.





