Majlinda Bregu bashkë me familjen është duke i kaluar pushimet jashtë vendit. Ka qenë vajza e saj, Kejda që ka zbuluar përmes postimeve në Instastory se ata ndodhen në Francë e sigurisht kur viziton një vend të ri fotot janë të pashmangshme.

Prandaj Majlinda është futur në "hall" se Kejda i kërkon foto. Me humor ajo shkruan se ka marrë pushimet nga puna, por detyrimet si një nënë nuk e lënë.

“Jam me pushime nga puna, por nuk ka pushime si mama”, shkruan me të qeshur Majlinda.



