Nga Shqipëria / E Diel 15 Gusht 2021, 17:05

E fundit/ 1 viktimë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë kryer 4.935 testime dhe janë konfirmuar 397 raste të reja. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 

146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.

Po në 24 orët e fundit ka humbur jetën një qytetar 54-vjeçar nga Tirana, i cili nuk ka mundur ta fitojë betejën me Koronavirusin. Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.