Ka ndërruar jetë sot Gerhard "Gerd" Müller, ish-sulmuesi i famshëm i Bayern Munchen dhe kombëtares së Gjermanisë. Muller ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 75-vjeçare pasi vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit.

Muller fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane.

Muller realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesliga (rekord), teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje.



