Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Gusht 2021, 23:11

Baba për herë të dytë, Patris Berisha pozon me vogëlushin Zen

Pak muaj më parë, Tuna dhe Patris Berisha u bënë prindër për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Zen.

Vetëm së fundmi, Patrisi ka publikuar në rrjete sociale foton më të ëmbël pranë të birit.

Ai shihet me Zenin në krahë dhe në sy bie ngjashmëria e madhe mes tyre, pasi i vogli është një kopje e të atit. Po ju si mendoni?