Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Gusht 2021, 23:11

Rritja e rasteve me Covid/ Tomini: Në spital ka dhe pacientë të moshave 30-40 vjeç

Rritja e numrit të infektuarve me variantin Delta në Shqipëri është shoqëruar me rritjen e numrit të pacientëve të shtruar te Infektivi.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka njoftuar se ka pacientë të moshave të reja 30-40 vjeç, por edhe mbi 60-vjeç.

Ndërkohë dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dy prej tyre të intubuar. Numri më i madh i personave të shtruar kanë qenë të pavaksinuar ose me një dozë, ka njoftuar Tomini.

Burimi: "Top Channel"