Numri i rasteve të reja me Koronavirus është rritur ndjeshëm përgjatë ditëve të fundit. Sot u raportuan 410 të prekur në 24 orë.
Ministrja Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje të qytetarëve për t’u vaksinuar sa më parë ndaj Covid-19.
"Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës
Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar. Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19", ka shkruar Manastirliu.
