Një aeroplan zjarrfikës i dërguar nga Rusia në ndihmë të Turqisë është rrëzuar pranë Adanës në Turqinë Jugore.
Fatkeqësisht në aeroplanin Be-200 ndodheshin 8 pasagjerë dhe të gjithë kanë humbur jetën. Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se në aeroplan ndodheshin pesë ushtarakë rusë dhe tre shtetas turq.
Aeroplani është rrëzuar teksa ishte në mision për shuarjen e flakëve. Shkaku i aksidentit të rëndë nuk është identifikuar ende.
Burimi: aljazeera.com
