Arjola Demiri përmes një postimi në Instagram ka bërë një gjest të bukur për mikeshën e saj Adriana Matoshin dhe partnerin e saj, çift i cili është komentuar shumë së fundmi.
Arjola publikoi një foto të Adrianës me Keith dhe shkroi se Keith e ka si vëllain e saj dhe se e do shumë, ndaj është e gatshme të dalë kundra gjithë botës për të mbështetur dashurinë mes tij dhe Adrianës.
“Deri në vdekje kundër gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të gjithë njerëzve që dua”, shkruan Arjola.
View this post on Instagram
Ky postim vjen një ditë pasi dikush i la një koment të pahijshëm Arjolës në fotot që publikoi pas pushimeve me Adrianën dhe Keith.
“A edhe ket t Ziun pe merrni me vete ka po shkoni a kujdes se n bjeshk ckas mund me ndodh tani ki zezaku merakli shqiptarka ju qkyn dyjave”, shkroi ndjekësi.
“S’ka ma viktima se shqiptart ma hipokrita e ma te pa moralshem qe je msu ti me i çky grat e shokeve te ngusht ky nuk asht faji im asht i joti …. merruni me punet e juja se jeni ba si ndrikulla llafazane sa pak burra kan mbete ne kete bote”, iu përgjigj Arjola.

