Cameron Herrin, 21 vjeç, u dënua me 24 vjet burg pasi përplasi me makinë Jessica Jessica Reisinger-Raubenolt, 24 vjeç dhe vajzën e saj Lillia.
Studenti po garonte me një shok klase me një Ford Mustang me shpejtësi të mëdha kur u tërhoqi zvarrë nënën dhe vajzën e saj.

Tani Herrin eshte bere i famshem dhe në disa postime shkruhet se ai është “shumë i bukur” për të shkuar në burg pasi 21-vjeçari u deklarua fajtor për vrasje.
Ka pasur ,ë shumë se 1.7 miliardë shikime në videot e TikTok që lidheshin me të. Mbi 90,000 deklarata janë hequr dhe rreth 900 llogari janë ndaluar nga platforma. Twitter tha se përmbajtja në lidhje me Herrin shkelte ‘politikën e tyre të manipulimit dhe spam’.

Një llogari tani e verifikuar TikTok e cila besohet se i përket vetë Herrin ka fituar mbi 2 milion ndjekës pavarësisht se nuk ka asnjë postim të publikuar.
Nëna e Herrin, Cheryl, tha se interesimi për djalin e saj është pothuajse si një obsesion, një obsesion i pashëndetshëm.

