Nga Shqipëria / E Premte 13 Gusht 2021, 16:04

‘Më mirë vetëm’, Jasmina flet për ndarjen nga partneri

Pak ditë më parë në rrjet u dyshua se konkurrentja e “Përputhen”, Jasmina ishte ndarë nga i dashuri. Ajo bëri një status në rrjete sociale, ku shprehej se ishte më mirë vetëm.

“Më mirë vetëm se me lloj e soj që mban bota”, shkroi Jasmina. Mirëpo siç duket, ky status nuk i referohej partnerit.

Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka treguar se nuk është ndarë.