Nga Shqipëria / E Premte 13 Gusht 2021, 15:03

‘Kur e ke burrin nga Gjirokastra’, Rezarta nxjerr zbuluar Ermalin, ja çfarë i bëri ai

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar nga media dhe publiku. Rezarta publikon shpesh në rrjete sociale momente të ndryshme nga jeta e tyre familjare, ose zbulon ndonjë detaj të ri rreth marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, ajo ka treguar se i ka kërkuar t’i blejë një akullore, por i shoqi i ka marrë vetëm një gjysmë. Me shaka, ajo është kapur te origjina gjirokastrite e Ermalit.

“Kur i kërkon burrit nga Gjirokastra të të blejë një akullore. Mirë që nuk më bleu një kaush bosh”, ka shkruar Rezarta në një postim të bërë në Instagram.