Nga Shqipëria / E Premte 13 Gusht 2021, 13:01

Shoferi në Durrës përplas patrullën e ‘Shqiponjave’, një efektiv në gjendje kritike

Një shofer në Durrës është përplasur me një patrullë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” që ishte në shërbim.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e policisë, K. H., dhe A. K.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. “Abcnews” mëson se aksidenti ka qenë i rëndë dhe njëri ndër policët ndodhet në gjendje kritike.