Shkolla e Magjistraturës ka vënë kusht vaksinimin për të gjithë studentët që duan të ndjekin mësimin në auditor.
Kandidatëve u është kërkuar të depozitojnë elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar të vaksinimit.
Njoftimi:
Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.
Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim.
Ju kujtojme qe muaji Gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec.
Sqarim nga administrata e Shkollës së Magjistraturës:
Njoftimi i mesiperm nuk mbart detyrueshmeri per personat te cileve ju drejtohet. Ai lidhet vetem me mundesine e ndjekjes se mesimit ne auditor per shkak te kushteve infrastrukturore te nderteses dhe auditoreve te Shkolles se Magjistratures.
Eshte ne zgjedhjen e cdo kandidati nese do te preferoje ndjekjen e mesimit ne auditor ose online, ne varesi te vaksinimit. Shkolla ka praktikuar dhe mund te praktikoje procesin e mesimit hibrid sipas skemave qe zhvilloi ne vitin akademik qe kaloi.
