Nga Shqipëria / E Enjte 12 Gusht 2021, 23:11

'Erdhi Atara dhe u zbutën gjakrat', Turi dhe Orinda tregojnë si po e përjetojnë prindërimin

Një muaj më parë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bën prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Turi nuk i ka kursyer fotot me vogëlushen dhe sot ka treguar se jeta u ka ndryshuar e me një foto e vërteton këtë. 

Turi ka postuar një foto kur bënin pushimet në Jug dhe ka ndarë një moment shumë komik ku shihet teksa e përkëdhel Orindën me nerva.

“Pastaj erdhi Atara dhe u zbuten gjakrat!”, ka shkruar Turi.