Ka ndërruar jetë aktorja e njohur Sabina Toziya, e njohur edhe për publikun shqiptar, në rolin e saj në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm.

Sabina ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen që vuante prej kohësh. Aktorja prej muajsh kurohej nga tumori më kokë.

Në serialin e suksesshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, Tozija luajti Afife Hatun, dado e sulltanit, të cilën ai e konsideronte nënën e tij të dytë.

Sabina Toziya lindi në Shkup në vitin 1946 dhe ka marrë pjesë në shumë seriale turke.
