Për një kohë të gjatë në spitalin “Infektiv” kanë munguar pacientët e intubuar. Mirëpo, me rritjen e numrit të pacientëve të shtruar në këtë spital, burime për “Abc News” bëjnë me dije se dy pacientë ndodhen në gjendje të rëndë.
Dy pacientët në fjalë janë intubuar. Burime brenda spitalit raportojnë për “Abc News” se për çdo 24 orë shtrohen mesatarisht 3-4 të prekur nga Koronavirusi e që kanë nevojë për trajtim të specializuar.
