Me datë 21 Korrik Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e sigurisë për këngëtaren Fjolla Morina. Togat e zeza i caktuan masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë për qëllim ekstradimi, drejt vendit tonë.

Mirëpo së fundmi bashkëshorti i saj, Fisnik Syla ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto nga ditëlindja e vajzës së këngëtares, ku shfaqet pranë saj dhe vogëlushes.

Fotoja ka zgjuar dyshimet se Fjolla ka dalë nga burgu. Megjithatë kjo nuk dihet ende saktësisht sepse ekziston mundësia e të qenurit një foto e vjetër.




