Disa muaj më parë Oriola dhe Erosi u ndanë për shkak të distancës dhe keqkuptimeve që lindën si pasojë e largësisë. Megjithatë ndarja e tyre nuk zgjati shumë dhe dyshja u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit.

Këtë e konfirmoi vetë futbollisti para dy muajsh, teksa ishte i ftuar në emisionin “Jashtë loje”. Ndonëse gjithçka dukej se po shkonte për bukuri mes tyre, së fundmi diçka ka ndodhur.

Kudo në rrjet po përflitet se Oriola dhe Eros janë ndarë sërish, pasi ata nuk ndiqen më në rrjete sociale. E sikur të mos mjaftonte kjo, futbollisti ka shpërndarë një postim thumbues në Instastory.
“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”, shkruhet në postim dhe të gjithë mendojnë se i dedikohet Oriolës.




