Nga Shqipëria / E Enjte 12 Gusht 2021, 00:12

Bregovic do të performojë në Korçë, ja sa kushton bileta për ta dëgjuar

Pavarësisht kritikave nga qytetarët dhe artistët shqiptarë, Bregovic do të vijë në Shqipëri. Ai do të performojë në Festën e Birrës me datë 22 Gusht ora 21:00.

Bileta për të ndjekur nga zona poshtë skenës performancën e tij kushton 1 mijë lekë të reja, ndërsa nuk dihet ende çmimi për personat më afër këngëtarit.

Kujtojmë se nënkryetarja e Bashkisë së Korçës është shprehur se Bregovic nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve dhe se arti nuk duhet ngatërruar me politikë.