Nga Shqipëria / E Enjte 12 Gusht 2021, 00:12

U arrestua në Mykonos, merret vendimi për bashkëshortin e Angela Martinit

Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu u arrestua të martën në Mykonos. Lajmin e bëri të ditur media greke “Protothema”, e cila shkroi se biznesmeni rumun ishte arrestuar së bashku me një person tjetër në ishullin e famshëm.

Së fundmi, bashkëshorti i modeles shqiptare është lënë i lirë. “Revista Who” bën me dije se autoritetet greke kanë verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali dhe Dragos nuk është më në kërkim në asnjë shtet.

Në fillim të vitit 2019 Dragos Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.