Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Gusht 2021, 18:06

E fundit/ Asnjë viktimë dhe mbi 200 raste të reja me Covid në vend

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 4,201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë, në këto bashki: 79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në  Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.