Pak ditë më parë 64-vjeçari Andrea Haxhiaj humbi jetën nga zjarri i rënë në Gjirokastër. Ndërsa ditën e sotme fatkeqësisht ka ndërruar jetë dhe bashkëshortja e tij, Tatiana Haxhiaj.
Prej ditësh 60-vjeçarja ndodhej në gjendje kritike. Së bashku me të shoqin, ajo tentoi të fikte flakët e rëna pranë shtëpisë së tyre.
60-vjeçarja pësoi djegie në 75% të trupit. Ajo u dërgua me urgjencë te QSUT, por nuk ka mundur t’ia dalë.
