Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Gusht 2021, 14:02

Stresi kthehet pas 7 muajsh në Shqipëri dhe kërcënon hapur të gjithë armiqtë

Për 7 muaj Stresi është ndodhur jashtë Shqipërisë, i arratisur nga policia. Këto kohë ai ka jetuar në Londër, mirëpo këtë muaj do të kthehet në vendin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto të tij, krahas së cilës ka kërcënuar hapur të gjithë ata që nuk e kanë mbështetur.

“Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem. Hahahahhaha. Shihemi këtë muaj kurse juve që nuk latë gjë pa thënë për mua do t’iu * ça t’iu zejë pragu derës në javë të parë, sapo të vij”, ka shkruar ai.