Pas largimit nga Barcelona, Lionel Messi është zyrtarisht lojtar i Paris St-Germain. Ditën e sotme ai ka mbajtur një konferencë për shtyp para gazetarëve ku ka konfirmuar lajmin.

Messi është shprehur i bindur se do të fitojë titullin kampion në Champions League me këtë ekip.

"Gjithçka që më ka ndodhur javën e fundit, ishte e vështirë, e papritur, por në të njëjtën kohë, shumë e shpejtë. Ka shumë entuziazëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Duhet t’i kem asimiluar të gjitha këto ndjenja për një javë. Ne bëmë atë që mundëm.
Qëllimi im dhe ëndrra ime është të fitoj Champions League edhe një herë. Ndjej se klubi është gati të luftojë për të gjithë trofetë. Ky është qëllimi im, dua të vazhdoj të rritem, të fitoj tituj dhe kjo është arsyeja pse erdha në këtë klub", ka deklaruar Messi.
