Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu u arrestua ditën e djeshme në Mykonos. Lajmin e bëri të ditur media greke “Protothema”, e cila shkroi se biznesmeni rumun ishte arrestuar së bashku me një person tjetër në ishullin e famshëm.

Sipas medias në fjalë, policia e ka gjetur Dragosin ndërmjet postimeve të Angela Martinit, e cila ka shpërndarë vendodhjen me të gjithë në rrjete sociale.

Pas kësaj ngjarje, Angela ka fshirë lokacionet nga të gjitha fotot e saj, si dhe ka fshirë komentet nga ndjekësit.





