Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Gusht 2021, 10:10

64-vjeçari në Kurbin konfliktohet me kushëririn dhe i nxjerr armën, ndërhyn policia

Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të rëndë krimimale në familje mëngjesin e sotëm. 64-vjeçari Hasan Lika, banues në Malbardhë ka rënë në pranga, pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij I.L., pas një konflikti për pronat.

Ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit automatik, 2 krehra dhe municion luftarak. Ndërsa më parë janë arrestuar edhe dy djemtë e 64-vjeçarit pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur me pistoletë imituese punonjësit e policisë.

Sakaq materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Burimi: "ABC News"