Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Gusht 2021, 01:01

Në një lidhje të re dashurie, Arsimi pozon për herë të parë me partneren

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arsimi pak ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live” zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë. Arsimi tha se vajza në fjalë nuk e njihte fare si ish-konkurrent të “Për’puthen”. 

Së fundmi Arsimi ka pozuar për herë të parë me bukuroshen bjonde që quhet Pranvera. Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit teksa lidhjen kanë vendosur kështu ta zyrtarizojnë dhe në Instagram.

Ajo është 21 vjeçe me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia dhe jeton në Gjenevë.