Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Gusht 2021, 01:01

'Fëmijët e pasur të Instagramit', Morena Taraku në vëmendje të mediave të huaja

Jeta luksoze e Morena Tarakut ka marrë dhe vëmendjen e mediave të huaja. “Daily Mail” ju ka dedikuar një shkrim të rinjve të pasur të rrjeteve sociale dhe mes tyre përmendet edhe këngëtarja shqiptare.

Në artikull shkruhet se Morena shpenzon shuma marramendëse për të blerë veshje dhe bizhuteri nga markat më të njohura luksoze.

“Këngëtarja shqiptare dhe ish-mbretëresha e bukurisë, Morena Taraku bleu një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamanti nga Cartier për 290 mijë paund. Në fotot e tjera Morena shfaqet me veshje të stilistëve në Dubai dhe Turqi”, shkruan "Daily Mail”.