Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Gusht 2021, 01:01

S4MM rikthehet me ish-bashkëshorten? Fotot që ngjallën dyshimet

Reperi i njohur nga Kosova, Samir Selimi, ose siç njihet ndryshe S4MM i dha fund martesës me Filis disa muaj më parë. Ndarja erdhi vetëm 2 muaj pas martesës.

Së fundmi, kudo në rrjet po përflitet se dyshja janë ribashkuar. Shkak i këtyre aludimeve janë bërë postimet e tyre në Instastory.

S4MM dhe Filis kanë publikuar foto nga një dasmë ku të dy kanë qenë të pranishëm. Nuk dihet nëse ato kanë qenë bashkë si çift, apo kanë rastisur aty me njëri-tjetrin.