Nga Shqipëria / E Martë 10 Gusht 2021, 23:11

'Nuk shkoni, më mirë ndahuni', Fjoralba qetë-qetë s'ia përton përgjigjen

Fjoralba ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen shumë vëmendja prandaj dhe nuk poston shpesh foto me të në rrjete sociale. Mirëpo sipas një ndjekësi të Fjoralbës ky fakt bën që ata nuk shkojnë si çift dhe duhet të ndahen. 

“Unë mendoj që një vajzë ekrani me 1 djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet nuk shkojnë mirë të ndahen”, shkruan ndjekësi dhe Fjoralba nuk ia ka përtuar përgjigjen duke ia kthyer qetë e me sportivitet.

“Ne të zotët e punës mendojmë ndryshe… ti pse shqetësohesh?”.