Nga Shqipëria / E Martë 10 Gusht 2021, 18:06

Asnjë jetë e humbur, por rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid në 24 orët e fundit

Në krahasim me një ditë më parë numri i rasteve të reja të infektuar me Covid në vendin tonë është rritur ndjeshëm.

Në raportin e fundit të publikuar nga ministria bëhet me dije se nga 5536 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 220 qytetarë dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.

Rastet e reja janë konfirmuar  67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Gjithashtu në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 31 qytetarë duke e çuar në 130 470 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.