Nga Shqipëria / E Martë 10 Gusht 2021, 16:04

Messi mbërrin në Paris, super atmosferë nga tifozët e PSG-së në aeroport

Leo Messi ka mbërritur në Paris. Tifozët e PSG kanë dalë për të pritur futbollistin, i cili do të luajë për dy sezone me ekipin e tyre të zemrës (do të përfitojë 35 milion euro në sezon + bonuset).

Të shumtë ishin tifozët e PSG-së në aeroport që krijuan nje atmosfere fantastik. Messi kishte veshur një bluzë me mbishkrimin Paris në të dhe i përshëndet të gjithë.

34-vjeçari i dha fund aventurës 21-vjeçare me Barcelonën dhe është gati të luajë me klubin e dytë në karrierë. PSG zyrtarizoi afrimin e tij me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale.