Nga Shqipëria / E Martë 10 Gusht 2021, 15:03

Alarmohen fansat: Fifi me maskë oksigjeni: Dua të marr frymë

Fansat e Fifit janë shqetësuar sot pas një postimi të këngëtares. Fifi ka postuar në Instastory një video të shkurtër ku shfaqet me një maskë oksigjeni dhe tregon se nuk mundet të marrë frymë.

“Dua zërin tim mbrapsht, dua të marr frymë”, shkruan këngëtarja, por pa bërë të ditur se çfarë i ka ndodhur, gjë që i ka alarmuar më shumë fansat.

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë Fifi u shfaq në një video dukeqarë teksa dëgjonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj, që shumë e përkthyen si një dhimbje për shkak të humbjes së dashurisë.