Nga Shqipëria / E Martë 10 Gusht 2021, 13:01

Arrestohet në Mykonos bashkëshorti i Angela Martinit

Është arrestuar në Mykonos bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini. Media greke Protothema bën të ditur se biznesmeni rumun, Dragos Savulescu është arrestuar bashkë me një person tjetër në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Në fillim të vitit 2019 Dragos Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.