Nga Shqipëria / E Martë 10 Gusht 2021, 10:10

Eliza Dushku bëhet sërish nënë në moshën 40-vjeçare, zbulohet emri i veçantë i djalit

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja 40-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian janë bërë sërish me një djalë, të cilët i kanë venë emrin Bodan.

“Duke mirëpritur djalin tonë të bukur, Bodan, kjo javë ka qenë një udhëtim në vetvete. Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja. Bourne & Bodie: Vëllezërit e Bostonit. Faleminderit të gjithëve që na mbështesin dhe na duan. Ah, kjo është ajo ku ne duhet të jemi”, ka shkruar Eliza krah një kolazhi me foto, mes të cilave një foto të këmbëve të bebushit.

Kujtijmë që Eliza dhe Peter kanë edhe një djalë Bournie.