Nga Shqipëria / E Hënë 9 Gusht 2021, 14:02

Ngacmoi seksualisht një 30-vjeçare, arrestohet 42-vjeçari në Korçë

Një 42-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia nën akuzën e ngacmimit seksual. Bëhet fjalë për shtetasin E.K, banues në fshatin Qatrom.

Dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30 vjeçare në lagjen nr.11 të qytetit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Burimi: "Abc News"