Nga Shqipëria / E Hënë 9 Gusht 2021, 10:10

Na vjen keq Nora, por Dua i veshi e para! Dy vajzat bëjnë xing me të njëjtat rrobabanjo

Ndodh shpesh që vajzat e showbizit të bëjnë “xing” me njëra-tjetrën. Këtë herë ka qenë rradha e dy bukurosheve shqiptare, Dua Lipa dhe Nora Istrefi.

Dua ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga pushimet. Ajo shfaqet e veshur me rrobabanjo shumë të veçanta në ngjyrë blu.

Pikërisht këtë model e ka pëlqyer dhe Nora Istrefi. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto ku shfaqet e veshur me të njëjtin model rrobabanjosh si Dua.