Gazetarja greke e televizionit ERT Marina Demertzian, ka shpëtuar një kotele teksa ishte në Pefki për të raportuar mbi situatën e zjarreve.

Ky moment u regjistrua të dielën pasdite, para teleshikuesve të ERT. Marina Demertzian, e cila ndodhej në ishullin Evia për të mbuluar zjarret që digjeshin për ditën e gjashtë, shpëtoi një kotele ndërsa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Gazetarja e kapi dhe e vendosi macen në një shtëpi për t’u siguruar që nuk do të rrezikohej nga flakët.
