Edhe pse është fundjavë dhe ditë pushimi bashkëshorti i Emina Çunmulajt ka qenë i zënë me punë. E si e gjeti zgjidhjen Emina?

Modelja ka vendosur ta zhvendosë të dalën në zyrën e bashkëshortit. Ajo ka publikuar një video në Instastory, në të cilën shihet pranë të shoqit, i cili është zhytur në punë.

“Eja dhe dil me bashkëshortin në zyrë, sepse ai asnjëherë nuk ndalon. Ai është një makineri”, ka shkruar Çunmulaj duke i dhene nje ide edhe fanseve të saj.




