Nga Shqipëria / E Diel 8 Gusht 2021, 16:04

E rëndë/ Pushuesi nga Berati mbytet në plazhin e Zvërnecit

Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë. Bëhet fjalë për shtetasin 78 vjeçar, E.H i cili kishte shkuar me pushime në këtë zonë.

Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.