Një 39-vjeçar në Kavajë, I.C është vënë në pranga nga policia për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homeseksuale me të mitur”.
Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç.
